Zhegrasit: Nehat Idrizi, njeriu i duhur për president (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Bellagoshi 5 months më parë nga Qendresa Bellagoshi 5 months më parë Ish-kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, ka shpallur kandidaturën për president të vendit. Idrizi ka kërkuar mbështetjen nga partitë politike për t’ia dhënë votën për postin e të parit të shtetit, por nuk ka folur publikisht për pretendimet e tij. Për Klan Kosovën janë deklaruar familjarët e tij të cilët u shfaqën të sigurt që Idrizi do të votohet dhe se ai e meriton të bëhet president, ngase si fëmijë ishte i përkushtuar. “Nehati ka qenë gjithmonë për shkollë dhe nuk e ka lëshuar librin asnjëherë nga dora. Nuk mundet ta korruptojë askush”, ka thënë Halil Haziri, djali i axhës së pretendentit për president. Në përkrahje i dolën edhe fqinjtë dhe bashkëfshatarët që Idrizin e konsiderojnë president ideal. “Është në rrjedha në politikë, njeri i çështjes kombëtare e ndërkombëtare, si dhe është i urtë e i dashur për të gjithë”, deklaroi miku i tij Nezir Neziri. Për 59 vjeçarin nga Zhegra e Gjilanit, banorët besojnë që do të votohet padyshim nga deputetët e Anamoravës. “E adhurojnë të gjithë, pa marrë parasysh cilës parti i takojnë”, tha Shaqir Zymberi. Nehat Idrizi ka diplomuar për drejtësi në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ndërkaq vite më parë ka qenë aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës.