Zhduket që nga e diela një person në Prishtinë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zhduket që nga e diela një person në Prishtinë

NULL NULL
15.03.2023 10:23
Zhduket nje person

Mbrëmjen e së martës që e lëmë pas, një femër kosovare në Prishtinë, ka raportuar në polici zhdukjen e një mashkulli kosovar.

Siç ka bërë të ditur ankuesja në polici, personi në fjalë, është larguar nga shtëpia të dielën e 12 marsit, dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij, përcjell klankosova.tv.

Rasti është duke u hetuar.