Zhduket objekti misterioz që u gjet para ca ditësh në Utah (FOTO) NULL NULL 30.11.2020 17:16 30.11.2020 17:16 Është zhdukur monoliti misterioz që u zbulua në shkretëtirën e Utah dhe i la të gjithë të hutuar. Objekti u pa fillimisht më 18 nëntor nga zyrtarë shtetërorë nga helikopteri. Ka pasur disa teori se çfarë mund të ishte kjo, por asnjëra prej tyre nuk është konfirmuar. Struktura që besohet së është krijuar nga njeriu, ishte e gjatë afërsisht 12 metra, e vendosur thellë në tokë dhe e bërë nga një metal shkëlqyes. Megjithatë, në mënyrën misterioze se si u gjet, ashtu edhe u zhduk. Zyrtarët atje kanë thënë se ata nuk kanë asnjë lidhje me zhvendosjen e tij dhe se kjo mund të ishte kryer nga ndonjë palë e panjohur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.