Zhduket ndjekësi i Mila Kunis - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zhduket ndjekësi i Mila Kunis

NULL NULL
02/06/2015

Ndjekësi i aktores Mila Kunis, Stuart Lynn Dunn, ka ikur nga objekti  i trajtimit mjekësor mendor, nga ku po mbahej si i dënuar pasi po e ndiqte aktoren.

Dunn është 30 vjeç dhe në fillim u dënua në vitin 2012 pasi kishte hyrë dhunshëm në shtëpinë e Kunis. Gjatë po të njëjtit vit, ai e kishte ndjekur aktoren edhe kur ajo shkonte në fitnes, duke e pritur tre ditë në parkun e veturave. Ajo ishte e detyruar të fshihej në veturë derisa ndihma të arrinte.

Siç raportohet, ai është larguar nga objekti mjekësor për të bërë një dush dhe nuk është kthyer më.

Menjëherë pasi kjo u kuptua,  Mila është njoftuar rreth zhdukjes së tij.