Zhduket ish-ushtari i UÇK-së, Samir Puza – “Maka” NULL NULL 30.03.2023 19:03 30.03.2023 19:03 Është zhdukur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Samir Puza. Lajmi u bë e ditur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një njoftimi. Sipas njoftimit, Puza ishte zhdukur të shtunën më 25 mars dhe nga ajo kohë familja dhe bashkëluftëtarët nuk kanë asnjë informacion për të. “Maka” është i njohur për qytetin e Pejës si i urtë dhe punëtor. “ Lusim të gjithë qytetarët që nëse kanë informacion të lajmërojnë në njërin nga numrat vijues: 049 876 491 (familja), apo 049 515 134 (OVL Pejë)”, thuhet në njoftim. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Detaje për vdekjen e 5 vjeçarit në Vushtrri: Arma u gjet 56 metra larg nga vendi i ngjarjes 09/04/2023