Zhduket 28-vjeçari nga Malisheva

Zhduket 28-vjeçari nga Malisheva

NULL NULL
1 javë më parë

Një 28-vjeçar nga komuna e Malishevës është zhdukur.

Bëhet fjalë për Jetmir Rudin, nga fshati Rud.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar kushëriri i tij Nijazi Rudi.

Rudi tha se i riu është larguar nga shtëpia e tij dje rreth orës 17:00.

“Ai ka dalë nga shtëpia e tij dje në ora 17:00 dhe nuk është kthyer deri tash. Sipas nënës së tij Jetmiri i ka thënë asaj se po del për të ecur afër një lumit që e kemi këtu afër”.

Sipas tij rasti është paraqitur edhe në policinë e Kosovës.

“Po, rastin e kemi paraqitur edhe në polici. Policia ishte para 30 minutave, i mori disa shënime edhe shkoi. Po presim”.

Kushëriri i 28-vjeçarit theksoi se Jetmiri kishte herë pas here edhe disa shqetësime.

“Që një kohë ai ka pasur shqetësime. Edhe nëna e tij më ka thënë që kur ka dalë ka qenë i shqetësuar”.

Të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij mund të telefonoj në numrin e telefonit:

044/ 204 484.

Klan Kosova do të sjell detaje lidhur me rastin.