Zhduket 15-vjeçarja nga Kaçaniku, kërkohet ndihmë për gjetjen e saj NULL NULL 19.03.2023 21:09 19.03.2023 21:09 Melisa Krasniqi, nga Kaçaniku është zhdukur nga e premtja. Lajmin për zhdukjen e saj e ka bërë të ditur këngëtari Labinot Tahiri. Tahiri tha se postimin e ka bërë me kërkesën e familjes. “Besojmë shumë në Policinë e Kosovës, por ju lus që të gjurmoni më shumë për atë vajzê 13 vjeçe”, tha Tahiri. Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv nga drejtori rajonal i policisë në Ferizaj, Basri Shabani. “Policia është në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e vajzës së zhdukur!”, tha Shabani. Ndërkaq i angazhuar në kërkimin e Melisës, është edhe aktivisti i kërkim-shpëtimit Ridvan Tahiri-Riki.
Ekonomi Bislimi: Për moszbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë, një pjesë të fajit e ka Brukseli 2 months