11:31, 16 Maj 2019

Sebjana Myzeqari dhe vajza e saj dy vjeçare Enissa, janë zhdukur pa lënë gjurmë në Angli.

Sebjana dhe Enissa për herë të fundit janë parë në Doncaster më 2 prill, shkruan BBC, njofton Klan Kosova.

Shqiptarja nuk ka përdorur as telefonin e as kartelat bankare e as nuk thuhet të ketë lënë Mbretërinë e Bashkuar.

Policia e Jugut Yorkshire tha se oficerët ishin “tepër të shqetësuar” për sigurinë e palëve.

Oficeri Neil Thomas deklaroi se “Zonja Myzeqari është zhvendosur para tre vitesh në Doncaster dhe vogëlushja ishte e regjistruar në çerdhe”. Sipas oficerit, zonja Myzeqari jetonte një jetë të izoluar dhe kishte pak miq në qytet. Madje ata kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve shqiptare, por nuk rezultojnë gjurmë të tyre as në Shqipëri.

“Ne jemi shumë të shqetësuar, fakti është që ju keni një grua 24-vjeçare dhe vajzën e saj dyvjeçare që janë zhdukur sinqerisht nga faqja e dheut dhe askush nuk i ka parë ato”, ka thënë Thomas.

Policia kërkon nga kushdo që ka informacion t’i lajmërojnë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë