Zhbogar: Mustafa le t`i mbajë premtimet NULL NULL 01.06.2015 10:42 01.06.2015 10:42 Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka thënë se kryeministri Isa Mustafa duhet t`i mbajë zotimet që i ka dhënë për reformën e administrës publike. Sot në Prishtinë ka filluar takimi i grupeve të veçanta punuese të Kosovës dhe Bashkimit Evropian për reformën e administratës publike. Me këtë rast, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë,Samuel Zhbogar tha se reforma në administratën publike është bazë e zhvillimit të një shoqërie duke shtuar se tashmë pala kosovare duhet të veprojë dhe se puna e reformës në adminisstratë të mos mbetet vetëm në dokumente dhe fjalime. Poashtu, Zhbogar, tha se kryeministri Isa Mustafa duhet t`i mbajë zotimet që i ka dhënë për reformën e administrës publike, transmeton Klan Kosova. Nga ana tjetër, ministri i Administratës Publike , Mahir Yağcilar ka thënë se 70 % e zotimeve për reformën janë plotësuar. Ky takim po vazhdon edhe më tej./Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 3 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 3 orë më parë