Zhbogar: Kjo është dita e optimizmit NULL NULL 08.05.2015 15:50 08.05.2015 15:50 Dita e Evropës është duke u festuar në Kosovë, me aktivitete të ndryshme të organizuara nga Zyra e Bashkimit Evropian, në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian Për të shënuar këtë datë në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet qytetaret janë informuar lidhur me 9 Majin nëpërmjet një panairi, në të cilin u përfaqësuan disa nga shtetet e Evropës. Me këtë rast shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, tha se edhe këtë vit po e festojnë se bashku me Kosovën këtë ditë. Sipas tij, kjo është ajo ditë kur është mirë të shikosh prapa dhe përpara dhe është dita për të shikuar gjërat pozitive, për të shikuar me optimizëm. “Do ta nënshkruajmë marrëveshjen për MSA-në, që do të jetë marrëveshja e parë në mes të Kosovës dhe BE-së, dhe këtë nënshkrim e presim të ndodhë para verës, prandaj ky është një hap i rëndësishëm. Presim po ashtu që të dalim më një hap pozitiv sa i përket liberalizimit të vizave më vonë gjatë vitit”, tha Zhbogar. Ndërkaq, ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, , tha se ky vit ka kuptim në aspektin e integrimeve, sepse rezultatet do të jenë konkrete dhe qytetarët më në fund do të binden që nuk flasim vetëm për Bashkimin Evropian, porse flasim për veprimet e mira konkrete që vijnë nga ky proces.