Zhbogar i shtron drekë lamtumirëse Jahjagës, ka çdo lëvdatë për të NULL NULL 16.03.2016 15:10 16.03.2016 15:10 Samuel Zhbogar, Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë ka organizuar një drekë lamtumirëse për Atifete Jahjagën, Presidenten në largim, për ta falënderuar të parën e vendit për bashkëpunimin e që kanë pasur përgjatë mandatit të saj pesë vjeçar. Diplomatët e BE-së, e kanë vlerësuar shumë rolin e Jahjagës për përpjekjet e saja për t’i shmangur ndarjet politike në Kosovë dhe për punën që ajo ka bërë në interes të qytetarëve në mënyrë të unifikuar dhe për rolin e saj si burrë-shtetase. “Gjatë pesë viteve të fundit Presidentja Jahjaga ka punuar për ta bërë Kosovën vend më të mirë për qytetarët e saj. Ajo i ka mbështetur të gjitha përpjekjet për luftimin e korrupsionit dhe e ka ngritur vetëdijen për dëmin që ky fenomen ia shkakton shoqërisë. Presidentja pati rol të madh edhe në forcimin e rolit të gruas në Kosovë dhe ishte mbështetëse e madhe për gratë që ishin viktima të dhunës seksuale. Po ashtu, Jahjaga ka punuar shumë në integrimin e të gjitha komuniteteve në jetën publike”, thuhet në njoftimin e zyrës së BE0së. “E tërë familja evropiane, i dëshiron Jahjagës çdo sukses në të ardhmen e saj personale dhe profesionale”, thuhet më tutje në komunikatë.
Kosova Sot mblidhet kuvendi, në rend dite pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara 19 minuta më parë