"Zgjoi" pjesë e Festivalit të Filmit në Romë (FOTO)

“Zgjoi” pjesë e Festivalit të Filmit në Romë (FOTO)

NULL NULL
2 months më parë

Ambasada e Kosovës në Itali njofton se me datë 18 tetor, pra pas tre ditësh, Festivali i Filmit në Romë do të jetë nikoqir i filmit Zgjoi i regjisores kosovare Blerta Basholli.

Kujtojmë se ky film rrëfen historinë e vërtetë të Fahrijes, gruas që mbeti e ve pas luftës në Kosovë, dhe i cili ka rrëmbyer tri nga çmimet më të rëndësishme të festivalit më të madh të pavarur të filmit “Sundance” në SHBA,e po ashtu edhe çmime të festivaleve tjera.