Zgjidhja jo e drejtë nxit valë të re nacionalizmi serb, thotë Vuçiq NULL NULL 17.05.2018 13:15 17.05.2018 13:15 "Kemi nevojë për një kompromis të drejtë, që do të thotë se të dy palët duhet të bëjnë lëshime", ka thënë ai, duke shtuar se kjo mund të kuptohet si lëshim më i madh për Serbinë Presidenti i Sebisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar valë të re nacionalizmi serb, nëse zgjidhja përfundimtare e mosmarrëveshjeve me Kosovën nuk është e pranueshme për shumicën në Serbi. Në një intervistë për të përditshmen gjermane, Rheinsche Post, Vuçiq ka theksuar se Serbia është në favor të një kompromisi të drejtë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, njofton Klan Kosova. “Kemi nevojë për një kompromis të drejtë, që do të thotë se të dy palët duhet të bëjnë lëshime”, ka thënë ai, duke shtuar se kjo mund të kuptohet si lëshim më i madh për Serbinë. Por ai ka qenë i qartë duke nënvizuar se kompromisi që do të nënkuptonte turpërim të Serbisë nuk mund të kërkohet, meqë është i papranueshëm. Vuçiq nuk ka pranuar të flasë për mënyrën si ai e sheh zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Kosovën, duke thënë se “kjo do ta dobësonte pozicionin negociues” të Serbisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024