Zgjidhet kryeshefi i KOSTT-it dhe një pjesë e anëtarëve të bordit NULL NULL 10.07.2020 15:33 10.07.2020 15:33 Deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë seancë së sotme kanë votuar për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, (KOSTT). Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka konstatuar se në bordin e KOSTT-it janë zgjedhur Jeton Mehmeti, i cili njëkohësisht është zgjedhur edhe kryesues i bordit. Ndërsa pjesë tjetër e anëtarëve të bordit janë edhe Arben Dodaj dhe Nebih Zariqi. Osmani ka thënë se sa i përket përzgjedhjes se grave që është kuotë e paraparë me ligj duhet të kërkohet nga Komisioni përgjegjës që ta trajtojë këtë çështje edhe njëherë dhe të i informojë në qoftë se kërkojnë të përsëritet konkursi apo jo për shkak se kanë votuar në lista të ndara me qëllim që të sigurohet barazi gjinore. Ajo tha se për çdo gjë tjetër të komisionit ajo do t’i informojë deputetët për hapat tjerë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 60 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë