Zgjedhjet shtyjnë mbledhjen e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Zgjedhjet shtyjnë mbledhjen e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

NULL NULL
1 month më parë

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamet Hoxha ka njoftuar se mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj Maqedonisë së Veriut, që ishte paraparë për 25 janar, është shtyrë në afat të pacaktuar për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.

“Me kërkesë të Republikës së Kosovës, përkatësisht Qeverisë së Republikës së Kosovës, mbajtja e seancës së përbashkët në mes dy vendeve është shtyrë. Arsyeja është gjendja politike në Republikën e Kosovës, atje janë shpallur zgjedhje të parakohshme me 14 shkurt, pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe themelimit të institucioneve atje, dy qeveritë do të caktojnë datën e mbajtjes së seancës së përbashkët”, tha Hoxha, raporton Alsat-M, transmeton Klan Kosova.

Lajmin për shtyrjen e këtij takimi e ka konfirmuar për Klankosova.tv edhe zëdhënësja e Qeverisë në detyrë të Kosovës, Antigona Baxhaku.

“Është shtyrë mbledhja e dy qeverive, sepse jemi qeveri në detyrë. Nuk mund të nënshkruajmë asnjë marrëveshje ndërkombëtare”, tha ajo, njofton Klan Kosova.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“Me kërkesë të Republikës së Kosovës, përkatësisht Qeverisë së Republikës së Kosovës, mbajtja e seancës së përbashkët në mes dy vendeve është shtyrë. Arsyeja është gjendja politike në Republikën e Kosovës, atje janë shpallur zgjedhje të parakohshme me 14 shkurt, pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe themelimit të institucioneve atje, dy qeveritë do të caktojnë datën e mbajtjes së seancës së përbashkët”, tha mes tjerash Hoxha.