Zgjedhjet në veri – Sot përfundon afati për deklarim të mospjesëmarrjes në zgjedhjet e 23 prillit NULL NULL 13.03.2023 08:54 13.03.2023 08:54 Sot përfundon afati për partitë politike në Kosovë që ta njoftojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se nuk dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale të dy komunave: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023, raporton Ekonomia Online. Këtë e ka bërë të ditur për Ekonomia Online, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. “Afati i vendosur nga KQZ-së për partitë politike për të deklaruar mospjesëmarrjen në zgjedhje përfundon më 13 mars”, ka thënë Elezi. Sipas njoftimeve të fundjavës nga KQZ-ja, deri të premten në këtë institucion janë paraqitur deklarimet e mospjesëmarrjes në zgjedhje nga 8 parti politike: Partia Demokratike e Diasporës, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Pokret za Gora, Socialdemokratska Unija, Fjala, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Kosovaki Nevi Romani Partia dhe Partia Demokratike e Unitetit. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 2 months