Zgjedhjet në veri, Kurti: Linçimet dhe shantazhi nga Beogradi ndikoi në daljen e ulët të qytetarëve serbë për të votuar - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zgjedhjet në veri, Kurti: Linçimet dhe shantazhi nga Beogradi ndikoi në daljen e ulët të qytetarëve serbë për të votuar

NULL NULL
24.05.2023 11:41

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk është normale që qytetarët serbë në veri të vendit të kenë presione nga Beogradi, derisa i ka përmendur zgjedhjet lokale dhe emërimet e kryetarëve të rinj në komunat veriore.

Ai, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ka deklaruar institucionet shtetërore e kanë obligim që t’u sigurojnë qytetarëve pa dallim feje dhe komuniteti.

“Frikësimet, linçimet, trysnia dhe shantazi nga Beogradi ndikoi drejtpërdrejt në daljen e ulët të qytetarëve tanë serbë për të votuar. Vota e munguar ishte shprehje e vullnetit të lirë dhe jo shprehje e vullnetit politik”.

“Fushata të tilla kërcënuese të Beogradit zyrtar ndaj serbëve lokalë, veçanërisht në komunat veriore të vendit, janë të shpeshta dhe të vazhdueshme. Të premten e kaluar, Erden Atiq, bëri betimin e tij kjo është normale pas një betimi të tij. Nesër, në ndërtesa publike në këto komuna, do të mbahen seancat konstituive dhe betimi edhe i tre kryetarëve të rinj të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit. Kanë kaluar mbi 6 muaj prej kur këto katër komuna mbetën pa kryetarë. Dy prej tyre edhe pa kuvende. E banorët atje, pa shërbime komunale. Kjo nuk është normale”.

“Veprimet tona kanë në qendër funksionalizimin demokratik të institucioneve shtetërore dhe garantimin e shërbimeve publike për të gjithë qytetarëve pa dallim. Kjo nuk është zgjedhje. Ky është obligim i yni. Këtë angazhohemi ta bëjmë duke mbrojtur të drejtat e njeriut, liritë civile, sundimin e ligjit, pluralizmin politik, paqen dhe sigurinë në vend. Sepse, të gjitha këto janë normale në demokraci dhe në republikë”, ka thënë Kurti./Klankosova.tv