Zgjedhjet në veri: KQZ-ja gati, fton qytetarët në votim (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 22.04.2023 20:18 nga Qendresa Sinani 22.04.2023 20:18 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kryer të gjitha përgatitjet e duhura që procesi zgjedhor i së dielës në 4 komunat serbe të shkojë si më së miri. Meqë këta përfunduan krejt punët që u deshtë, tashti përgjegjësia kalon tek qytetarët, për të cilët në mbledhjen e KQZ-së të shtunën, pati një lutje. “Në emër të KQZ-së ftoj qytetarët e komuave të veritut të shfrytëzojnë të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre legjitim”, ka thwnw kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. KQZ zëvendësoi komisionerët e nominuar nga partia serbe të cilët u tërhoqën nga procesi një ditë më parë, pas dorëheqjes së kreut të saj, Aleksandër Jabllanoviq nga kandidimi për kryetar të Leposaviqit. Ndërkohë, përveç votimeve fizike në 13 qendrat alternative të votimit, u mendua edhe për ata që nuk e kanë këtë mundësi. “Kemi rekomanduar që të krijohen dy ekipe mobile të cilat kryesohen nga zyrtarët tanë të sekretariatit”, tha Arianit Elshani. Këtu u përfshinë edhe 25 votues që janë të privuar nga liria, derisa fletëvotimet u shpërndanë gjatë ditës. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS