21:26, 14 Prill 2019

Presidenti në detyrë i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka debatuar në një podium të zbrazët, pasi rivali i tij komediani Volodimir Zelensky nuk u shfaq, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Edhe pse ishte parashikuar një debat mes dy kandidatëve, Poroshenkos i cili është në kërkim të një mandati të dytë në krye të vendit, i është dashur që të debatojë me veten, në një aktivitet madhor të organizuar nga stadiumin e Kievit.

Ende nuk dihet konkretisht shkaku, por mediat shkruajnë se problemi i Zelenskyt ishte data e zhvillimit të debatit pasi ai kishte kërkuar që debati të mbahej të premten e ardhshme, ose thënë ndryshe, vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve.

Presidenti gjatë tha se Zelensky kishte frikë të dilte në arenën e debatit.

“Nëse ai fshihet nga njerëzit, kjo do të thotë se ai ka frikë. Kjo është një mundësi për të gjithë vendin që të shohë se çfarë frikacaku mund të zgjidhet për pesë vitet e ardhshme. Ai nuk u shfaq sot në debat, pasi i mungojnë argumentet”.

Në raundin e parë, Zelenski fitoi 30% të votave, ndërsa Poroshenko u ndal në limitin e 16%-shit.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë