Zgjedhjet në Turqi, Zukali: Sondazhet e nxjerrin fitues opozitën, bënë aleancë të fortë kundër Erdoganit (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zgjedhjet në Turqi, Zukali: Sondazhet e nxjerrin fitues opozitën, bënë aleancë të fortë kundër Erdoganit (VIDEO)

NULL NULL
12.05.2023 18:35

Kryetari i shoqatës së shqiptarëve “Vatra” në Stamboll, Bora Zukali, foli për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Turqi, ku sipas tij, opozita ka bërë aleancë të fortë kundër presidentit aktual, Recep Tayyip Erdogan.

Ai tha se vetëm këtë vit për herë të parë do të votojnë mbi 5 milionë të rinj, ku siç tha ai, këto vota do të ndryshojnë gjithçka.

“Erdogan ishte 21 vjet në pushtet dhe ishte kryetar i Stambollit. Tani, duhet të ndryshojnë disa gjëra dhe opozita bëri një aleancë të fortë dhe këta janë mbështetur nga të gjitha zonat”, tha Zukali në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se sondazhet po e qesin fituese Partinë Popullore Republikane me një fitore prej 51 për qind.

“Tani, edhe sondazhet që janë bërë edhe nga ana e opozitës apo edhe ajo e pozitës, del që Partia Popullore Republikane është përpara me 51 për qind deri në 57 për qind. Kjo pak e fut në siklet pjesën e Erdoganit”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.