Zgjedhjet në Shqipëri, KQZ: Deri në orën 12 votuan 22.61 për qind e qytetarëve NULL NULL 11.05.2025 13:40 11.05.2025 13:40 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri , ka njoftuar se procesi zgjedhor po zhvillohet normalisht dhe se dalja në votime deri në orën 12:00 është 22.61 për qind, e qytetarëve me të drejtë vote. Sipas KQZ-së atje, kjo është një rënie prej krahasuar me zgjedhjet e kaluara parlamentare, kur dalja në votime në kohën e njëjtë ishte 27.24 për qind. Në këto zgjedhje, për herë të parë do të votojnë edhe shqiptarët në mërgim. Garën kryesore, po e zhvillojnë kryeministri dhe lideri i Partisë Socialiste Edi Rama, dhe kundërshtari i tij, kreu i PD-së Sali Berisha. Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Gjendet kutia e zezë në vendin e rrëzimit të Air India, ndërsa familjet presin përgjigje 5 minuta më parë