Zgjedhjet në Shqipëri, Albin Kurti mbështet Boiken Abazin NULL NULL 08.04.2021 14:37 08.04.2021 14:37 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka mbështetur bashkëveprimtarin e tij, Boiken Abazin, për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Shqipëri me datë 25 prill. Sipas Kurtit, Abazi është njeri me etikë të lartë pune, njofton Klan Kosova. “Boikeni është njeri me etikë të lartë pune. I pakorruptueshëm, por edhe i palodhshëm. Ai është e kundërta e populistit, është njeri i fjalëve shumë të matura, sepse vazhdimisht dëshiron ta mbështesë qëndrimin me argumente të forta logjike”. Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kurtit në Facebook: Miku e bashkëveprimtari im, Boiken Abazi, garon për deputet në Tiranë. Boikeni është kandidat i pavarur, numri i tij në fletën e votimit është 13. E njoh Boiken Abazin prej shumë vitesh, e qysh prej 2010 ai ka mbajtur pozita të larta drejtuese në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Së fundi udhëhoqi Sekretariatin për Marrëdhënie me Jashtë, dhe falë tij, sot organizata jonë është e njohur ndërkombëtarisht. Boikeni është njeri me etikë të lartë pune. I pakorruptueshëm, por edhe i palodhshëm. Ai është e kundërta e populistit, është njeri i fjalëve shumë të matura, sepse vazhdimisht dëshiron ta mbështesë qëndrimin me argumente të forta logjike. Boikeni përfaqëson vlerat e një socialdemokracie të re për Shqipërinë – larg pazareve me monopolistët, kundër pabarazisë neoliberale, dhe solidar me qytetarët, aktivistët, punonjësit, të papunët e studentët. Në fletën e votimit të Qarkut të Tiranës për zgjedhjet e 25 prillit e gjeni lehtë në fund të fletës, me numrin 13, aty ku shkruan “Kandidat i Pavarur Boiken Abazi”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë