
Partia Socialiste do të hyjë në zgjedhjet e brendshme në muajin shtator, duke filluar me organizatat, për t’u mbyllur me zgjedhjet për kryetarin në Kongresin që do të organizohet në janar të 2020-ës. Kjo periudhë u konfirmua sot në Asamblenë e PS-së nga vetë kryetari Edi Rama.
Ai kërkoi nga drejtuesit e partisë që “të zbresin në tokë në kuptimin e plotë të fjalës” dhe theksoi se këto zgjedhje “nuk duhet t’i ngjajnë zgjedhjeve të mëparshme”.