Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: Blerim Reka merr 17 përqind të votave NULL NULL 21.04.2019 20:48 21.04.2019 20:48 Kandidati i pavarur për president të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, sipas të dhënave jozyrtare të KSHZ-së ka marrë 16.9 përqind deri tani, njofton Klan Kosova. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani, i cili tha se deri nga 9.21 përqind e votave të përpunuara, Blerim Reka ka marrë 16.9 përqind (10145 vota), Gordana Siljanovska ka marrë 37.68 përqind (22626 vota), ndërsa Stevo Pendarovski ka marrë 41.50 përqind (24916 vota). “Të gjitha vendvotime janë mbyllur dhe ka filluar edhe verifikimi i rezultateve”, ka thënë Shabani për Klan Kosovën. Ai ka theksuar se në komunat me shumicë shqiptare dalja e votuesve është e ulët me vetëm 17 përqind. “Faktikisht dalja e votuesve në këto zgjedhje deri në 18: 30 është 39, 71 përqind; dalja në komunat ku ka shiptarë është më e ulët e kemi komunën e pranë krahasim me komunat tjera ku banorët janë të komunitetit maqedonas dalja e votuesve e kalon 50 përqindëshin”. “Ky raund shërben për kualifikimin e dy kandidatëve të cilët marrin më shumë vota për në raundin e dytë i cili do të mbahet pas dy javësh”. Rezultatet preliminare pritet të publikohen në ora 22:00. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova INPO publikon raportin, “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës” 34 minuta më parë