Zgjedhjet në Kroaci: Rezultatet preliminare tregojnë për fitore të HDZ NULL NULL 05.07.2020 21:45 05.07.2020 21:45 Rezultatet jozyrtare të Komisionit republikan zgjedhor të publikuara në ora 21.00, tregojnë se partia HDZ fitoi 71 vende në zgjedhjet parlamentare për legjislacionin e dhjetë kroat, ndërsa koalicioni Restart, i udhëhequr nga SDP, fitoi 45 ulëse. Forca e tretë në Parlament është Lëvizja atdhetare me 16 ulëse, dhe e katërta Most me katër ulëse. Koalicioni i majtë i gjelbër i udhëhequr nga Platforma “Ne mundemi” fitoi gjithashtu katër ulëse, transmeton agjencia kroate e lajmeve HINA. Koalicioni Strip i udhëhequr nga Partia Smart, Reformistët dhe HNS fituan secila nga një mandat. Rezultatet preliminare janë kumtuar nga 22,95 për qind e vendvotimeve të proceduara, në të cilat votuan 13.31 për qind e qytetarëve, shkruan Kosova Press përcjell Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani kujton masakrën e Belegut: Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri 15 minuta më parë