14:00, 15 Prill 2019

Socialdemokratët me kryetarin e tyre, Antti Rinne, kanë shpallur fitoren në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën të dielën në Finlandë.

“Për herë të parë që nga viti 1999 ne jemi partia më e madhe në Finlandë”, tha Rinne.

Rezultatet e ngushta mes tri partive të para, veçanërisht me ultradjathtistët finlandezë, do të thotë se asnjëra palë nuk ka marrë mbështetjen e duhur për të qeverisur e vetme.

SDP kanë premtuar një sistem më të drejtë taksimi dhe asistence, dhe pensione më të larta për rreth 55 mijë pensionistët e vendit.

Partia Socialdemokrate ka fituar të dielën shumicën e votave në zgjedhjet e parakohshme, duke marrë pushtetin pas plot 20 vitesh.

Të majtët morën 17,7 për qind të votës popullore, kundrejt euroskeptikëve të partisë “Finlandezët e Vërtetë” me 17,5 për qind, Koalicionit Kombëtar me 17 për qind, dhe partisë centriste në largim me 13,8 për qind.

Kjo ishte hera e parë në një shekull që asnjë nga partitë e mëdha nuk merr më shumë se 20 për qind të votave, ndërsa pjesëmarrja në votime ishte masive në gati 72 për qind.

Rezultati i ngushtë i dy partive kryesore rivale nënkupton se palës fituese do i duhet të formojë një koalicion qeverisës për të mbajtur shumicën në parlament.

Konkurs Pune

Lexo më shumë