Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zgjedhjet në Britani: Konservatorët drejt fitores

NULL NULL
08.05.2015 10:07
Sipas njoftimeve të BBC-s, pas numërimit të më shumë se gjysmës së qendrave të votimit, Partia Konservatore ka fituar përsëri zgjedhjet. Zhgënjim i madh ky për kampin Laburist.

 

Zgjedhjet e djeshme në Britani, në numërimet e deri më tashme, kanë listuar si të parën partinë konservatore, duke ia mundësuar kështu, David Cameron edhe pesë vjet të tjera në pushtet.

Por, Cameron tha se është ende shumë herët të flas për rezultatet përfundimtare, edhe pse shpreson se do të jetë përsëri ai që do ta formojë qeverinë e re.

Sipas BBC, pas numrit të më shumë se gjysmës së rezultateve Konservatorët kanë siguruar 329 vende, Laburistët 233 vende, SNP 56 vende dhe Partia e Gjelbër një vend.

Rezultatet jo-përfundimtare janë një zhgënjim për Laburistët, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kandidatit të tyre për kryeministër në këto zgjedhje, Ed Miliband.

Rreth 50 milionë britanikë kanë votuar në 50 mijë qendrat e votimit ku pjesëmarrja e përgjithshme në votime ishte 60 %.

Rezultatet

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.