Zgjedhjet lokale në Shqipëri, në sytë e kosovarëve (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 16.05.2023 20:30 nga Flamur Gajtani 16.05.2023 20:30 Nga 14 maji, gati e tërë Shqipëria u ‘ngjyros’ rozë. Kjo ngjyrë paraqet 53 nga 61 komunat që në zgjedhjet vendore atje i fitoi Partia Socialiste, duke korrur fitore të thellë ndaj rivalëve që votimet e së dielës i gjetën të ndarë. Për një kosovar që përcolli shumë vjet politikën atje, ky rezultat qe i pritshëm pas shpalljes nongrata të kreut të demokratëve Sali Berisha, dhe skenave të dhunës në selinë e partisë së tij. Ish-gazetari, Asllan Bajrami, sqaron dallimin mes vendesh – qeverisjen lokale dhe atë se sa ka gjasa që ngjashëm të ndodh edhe në Kosovë, pasi këtu sistemi i koalicioneve paszgjedhore është ajo që ndryshon. Për një ish-diplomat, rezultati i votimeve doli nga lidhja e ngushtë e socialistëve me sovranin. Sipas Nait Hasanit, si ish-ambasador në Tiranë, mandati i ri do të jetë sfidues me projekte madhore si, përfundimi i Aeroportit të Vlorës, ura që lidh Velipojën me Ulqinin e autostrada e Adriatikut. Hasani e Bajrami, vlerësojnë se pozitë e opozitë këndej kufirit, duhet marrë mësim nga 14 maji nëse duan të kenë sukses në zgjedhje. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.