Zgjedhjet lokale, katër “gjysmë-deputetë” synojnë kryetarllëkun (VIDEO) NULL NULL 22.06.2025 20:40 22.06.2025 20:40 Ende pa e çuar deri në fund një betejë po duan t`i hynë tjetrës. Të paktën katër nga deputetët aktualë nga katër partitë më të mëdha në parlament, ia kanë mësyrë garës për kryetarë të komunave në votimet e 12 tetorit. Halil Thaçi në Obiliq, Ekrem Hyseni në Podujevë, si dhe Uran Ismajli e Bekë Berisha për Prishtinë, synojnë t’i lënë ulëset e ligjvënësve për ato të kreut lokal. Për monitoruesit e kuvendit, në situatën ku ndodhet kjo legjislaturë, ky veprim s’është etik. Me fokusimin në garën komunale, vlerësohet se angazhimi qendror lihet pas dore. Andaj, për të treguar seriozitet në këtë sfidë, preferohet që të njëjtit të tërhiqen nga deputetllëku. Kjo meqë sipas ish-drejtorit ligjor në Ministrinë e Pushtetit Lokal, posti i kryetarit kërkon goxha punë. Praktika të tilla apelohet të mos ndiqen në të ardhmen, pasi dëmtohet buxheti, interesi shtetëror e vetë jeta e qytetarëve. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.