Zgjedhjet lokale 2021: PDK fiton në 9 komuna, LDK në 7 komuna, AAK në 5 komuna, Vetëvendosje në 4 komuna NULL NULL 14.11.2021 22:28 14.11.2021 22:28 Kanë përfunduar zgjedhjet lokale të vitit 2021. Nga 38 komunat ku u zhvilluan zgjedhjet, Partia Demokratike e Kosovës i ka fituar nëntë komuna (Mitrovicë e Jugut, Ferizaj, Prizren, Drenas, Skenderaj, Hani i Elezit, Kaçanik, Vushtrri dhe Dragash). Lidhja Demokratike e Kosovës i ka fituar shtatë komuna: Prishtinë, Pejë, Istog, Junik, Fushë Kosovë, Viti, Lipjan. Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar katër komuna: Gjilan, Kamenicë, Shtime dhe Podujevë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka fituar pesë komuna: Gjakovë, Suharekë, Rahovec, Deçan dhe Klinë. Nisma Socialdemokrate ka arritur të fitojë në komunën e Malishevës. Partia Demokratike Turke, ka fituar në komunën e Mamushës. Kandidati nga Lista Qytetare e Obiliqit, Xhafer Gashi, ka fituar në garën për kryetar të kësaj komune. Lista Serbe në këto zgjedhje lokale ka fituar në 10 komuna: Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zveçan, Ranilluk, Partesh, Graçanicë, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut, Kllokot.
Big Brother VIP Vedati tregon një histori 'virale' vjedhjeje, banorët shokohen nga rasti (VIDEO) 6 orë më parë
Big Brother VIP Atdheu i futet Xhulit në shtrat, thotë se "është me fat që jeton në një epokë me të" (VIDEO) 6 orë më parë
Big Brother VIP Getinjo si 'Spiderman' dhe situatat interesante që ai krijoi gjatë mbrëmjes (VIDEO) 6 orë më parë