Zgjedhjet lokale: 109 ekipe mobile për personat me nevoja të veçanta – 87 për të infektuarit me COVID NULL NULL 13.10.2021 15:56 13.10.2021 15:56 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar ekipet mobile për çdo komunë dhe të cilët do t’iu mundësojnë votimin personave me nevoja dhe rrethana të veçanta. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për Klankosova.tv tha se për këto kategori janë angazhuar 109 ekipe me gjithsej 327 anëtarë. “Ekipet mobile do t’iu mundësojnë votimin edhe votuesve nga këto kategori, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotimin e tyre për të votuar. Në ditën e zgjedhjeve, do të angazhohen 109 ekipe mobile, me gjithsej 327 anëtarë”. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të angazhojë ekipe mobile, për t’iu mundësuar votimin të gjithë qytetarëve me të drejtë vote, por që janë të infektuar me COVID-19 dhe që nuk mundet të shkojnë në vendvotimin e tyre për shkak të masave kufizuese. “Për këtë qëllim, janë 87 ekipe mobile, me gjithsej 348 anëtarë. Në çdo ekip është edhe një anëtar nga institucionet shëndetësore, me qëllim të këshillimit profesional”, tha Elezi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.