Zgjedhjet e pjesshme në Shqipëri, PS-ja kryeson në 4 bashki NULL NULL 09.11.2025 23:02 09.11.2025 23:02 Në pesë bashki të Shqipërisë, Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat e Cërrik u votua këtë të diel për kryebashkiakun e ri, ku në garë ishin 13 kandidatë nga Partia Socialiste dhe opozita. Pas përfundimit të procesit të votimit në pesë Bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme po vijon numërimi i votave. Në Tepelenë për herë të parë aplikohet numërimi me Inteligjencë Artificiale. Numërimi fillimisht ka nisur në Tepelenë, Berat e Vlorë. Gjithashtu numërimi po vijon edhe në Cërrik. Deri në orën 22: 37 Partia Socialiste kryeson në 3 nga 5 Bashki. Përkatësisht në Vlorë, Berat dhe Cërrik. Ndërkohë në Mat ende nuk ka nisur numërimi i votave. Rezultatet paraprake, sipas ABCNews.al: Bashkia Tepelenë Gramos Sadik Sako Partia Socialiste; Vota -111 Gabriel Guma kandidat i propozuar; Vota -26 Bashkia Berat Ervi Ceca Partia Socialiste ; Vota – 211 Pavlo Shkarpa Kandidat i propozuar ; Vota- 37 Bashkia Vlorë Brunilda Mersini Partia Socialiste ; Vota -219 Dionis Sota Kandidat i propozuar ; Vota -35 Gjergji Nika Kandidat i propozuar ; Vota – 21 Bashkia Cërrik Eligert Hima Lëvizja Shqipëria Bëhet ; Vota- 13 Amarildo Hoxha Kandidat i propozuar ; Vota –15 Florenc Doka Partia Socialiste; Vota -70, transmeton Klankosova.tv.