Zgjedhjet e nisura nga republikanët - Kalifornia sërish drejtohet nga demokrati, Gavin Newsom

Zgjedhjet e nisura nga republikanët – Kalifornia sërish drejtohet nga demokrati, Gavin Newsom

NULL NULL
1 day më parë

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, sërish do të jetë në krye të shtetit, kjo pasi ai doli i pari në zgjedhjet që u nisën nga republikanët.

Republikanët i shpallën zgjedhjet pasi thonin se Newsom nuk e ka menaxhuar si duhet situatën me pandeminë.

Demokrati është në vitin e tretë të mandatit të tij katërvjeçar, ai kishte rreth 46 kundër kandidatë dhe pritej se do të fitonte në një diferencë të madhe ndaj tyre.

Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden me zëvendëspresidenten, Kamala Harris, kanë pasur fushatë me të bashkë.

Partneri i BBC-së në SHBA, CBS doli me rezultat se 60 përqind të votave i kishte fituar ai në krahasim me kandidatët tjerë.

Newsom në fjalimin e fitores në Sakramento ka deklaruar se është falënderues për të gjithë ata që e kanë mbështetur.

“Unë u jam mirënjohës të miliona e milionave qytetarëve të Kalifornisë që e përdorën të drejtën e dyte fundamentale votën”,ka thënë ai, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.