Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zgjedhjet e 9 shkurtit, pesë subjekte politike aplikuan deri më tani për certifikim

NULL NULL
10.12.2024 15:27

Nesër në orën 16:00 përfundon afati kur subjektet politike kanë afat të dorëzojnë aplikimin e tyre për certifikim dhe listën me emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë me dije për Klankosova.tv se deri më tani kanëpranuar  aplikimet nga 5 subjekte politike, prej tyre 4 parti politike dhe 1 iniciativë qytetare.

“Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 122 kandidatë.  Subjektet politike që kanë paraqitur aplikimin e tyre janë: 1.Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK) – 35 kandidatë; 2.Jednstvena Goranska Partija (JGP) – 29 kandidatë; 3.Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI) – 35 kandidatë; 4.Srpska Demokratija (SD) – 13 kandidatë; dhe 5.Narodna Pravda – 10 kandidatë;”, tha ai për Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.