Zgjedhjet e 30 qershorit të vitit 2019 në Shqipëri, Celibashi: 38 kandidatë nuk dorëzuan formularin e dekriminalizimit NULL NULL 24.06.2021 15:17 24.06.2021 15:17 Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri ka prezantuar në Kuvend raportin e veprimtarisë së punës së institucionit që drejton për vitin 2020. Celibashi tha se 38 kandidatë të subjekteve politike nuk pranuan të dorëzojnë formularin e Dekriminalizimit pranë KQZ në zgjedhjet e 30 Qershorit të vitit 2019. Kryekomisioneri u ndal dhe tek zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, duke thënë se janë 5 mijë qytetarë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që nuk mundën të votonin. Celibashi tha se ky është dhe numri aktual i qytetarëve që kanë deklaruar vendbanimin e tyre jashtë vendit./tvklan.al/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova AAK i jep rëndësi mënyrës se si të shkohet në zgjedhje, ende nuk ka kandidat për kryeministër 6 minuta më parë