Zgjedhet struktura e re udhëheqëse e Vetëvendosjes NULL NULL 24.07.2016 19:30 24.07.2016 19:30 Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e III-të zgjedhore të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes dhe njëkohësisht ka përmbyllur edhe procesin e brendshëm zgjedhor të Vetëvendosjes, njofton Klan Kosova. Vetëvendosje ka zgjedhur strukturat në mbi 300 pika nëpër lagje e fshatra anekënd Kosovës. Nga gjithsej 26 Qendra të Lëvizjes, pesë kryetare janë zgjedhur gra. Sipas Vetëvendosjes nga ky proces, Lëvizjes i janë bashkuar mbi 4000 anëtarë të rinj, ndërsa 2000 aktivistë janë ngarkuar me detyra konkrete të nivele të ndryshme organizative. Kjo është struktura e re e Vetëvendosjes; Nënkryetar i Parë: Dardan Sejdiu Nënkryetare e Dytë: Fatmire Mullhaxha Kollçaku Sekretar Organizativ: Dardan Molliqaj Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë: Boiken Abazi Koordinatore për Komitete: Dejona Mihali Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm: Hydajet Hyseni Zv. Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm: Faruk Mujka Anëtarë të tjerë të Kryesisë: Albin Kurti Shpend Ahmeti Glauk Konjufca Aida Dërguti Elvis Hoxha Dukagjin Gorani Xhelal Sfeçla Albulena Haxhiu Donika Kadaj Bujupi Ylli Hoxha Zgjim Hyseni Sami Kurteshi Nazlie Bala Belgzim Kamberi Rexhep Selimi klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 52 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë