Zëvendëspresidentja e MCC: Është koha e jashtëzakonshme për të punuar për energjinë e efiçencës NULL NULL 1 month më parë 1 month më parë Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se sektorit të energjisë në Kosovë po i japin drejtim të duhur. Në konferencën me donatorë për subvencionet për efiçiencë të energjisë, ministrja tha se investimet e MCC në këtë drejtim janë të mirëseardhura, pasi kanë në fokus sektorin privat dhe konsumin e energjisë nga amvisëria, transmeton klankosova.tv. Ndërsa, zëvendëspresidentja e MCC, Alicia Phillips Mandaville, tha se tani në periudhën e krizës globale energjetike është koha e jashtëzakonshme për të punuar për efiçencë të energjisë. Nga ana tjetër, drejtori për energji në MFK, Burim Hashani tha se objektivat e këtij projekti të MCC-së, janë zvogëlimi i shfrytëzimit të energjisë elektrike, ruajtja e ambientit dhe zvogëlimi i faturave të energjisë.