Zëvendësministri thotë se qeveritë e kaluara janë fajtore për çmimet e larta (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zëvendësministri thotë se qeveritë e kaluara janë fajtore për çmimet e larta (VIDEO)

NULL NULL
4 months më parë

Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Getoar Mjeku, dha një përgjigje interesante kur u pyet se a janë fajtore qeveritë e kaluara për rritjen e tanishme të çmimeve të vajit.

Mjeku, në “Edicionin Special”, deklaroi se qeveritë e kaluara iu kanë krijuar terren tregtarëve që të abuzojnë me çmimet, por, sipas tij, Qeveria Kurti nuk u nënshtrua si ato në të kaluarën, njofton Klankosova.tv.

“Qeveritë e kaluara kanë faj që për 20 vjet i kanë fryrë rritjes së tregtisë, madje edhe me shtetet armike. Po flasim për fuqizimin e tregtarëve të pandershëm, të cilët kanë arritur këtë pozitë që kanë tash për shkak të nënshtrimit të qeverive të kaluara ndaj tyre”.

“Besoj se edhe arroganca që tregtarët e treguan sot është pikërisht pasi menduan se Qeveria Kurti është po aq e dobët dhe e nënshtrueshme sa qeveritë e kaluara”, tha Mjeku.