12:14, 4 Korrik 2020

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka uruar Ditën e Pavarësisë së SHBA-së duke falënderuar amerikanët për ndihmën e dhënë ndaj Kosovës.

Ajo përmes një statusi në Facebook tha se do të jenë të angazhuar të promovojnë vlerat që populli amerikan, njofton Klan Kosova.

“Sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë ditën e pavarësisë. Bashkë më ta feston edhe e gjithë bota e qytetëruar. Sot, si çdo ditë tjetër, shprehim falënderimin tonë për ShBA-të që iu gjenden Kosovës në ditët më të vështira. Angazhimi ynë kudo do të jetë gjithmonë në funksion të promovimit të vlerave të cilat më së miri i përfaqëson populli amerikan. Urime 4 korriku Amerikë! 🇺🇸🇽🇰”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë