Zëvendëskryeministri i Shqipërisë për ngasjen deri në 225 km/h: Idiotët me "Lamborghini" dhe "BMW" meritojnë të mbyllen brenda

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë për ngasjen deri në 225 km/h: Idiotët me “Lamborghini” dhe “BMW” meritojnë të mbyllen brenda

NULL NULL
1 week më parë

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë Erion Braçe, ka reaguar me një gjuhë të ashpër ndaj ngasjeve me shpejtësi të madhe që po bëhen ditëve të fundit në rrugët e Shqipërisë.

Braçe përmendi edhe rastin e dy kosovarëve që punojnë në Zvicër e që kishin vozitur makinat e tyre “Lamborghini” dhe “BMW” me një shpejtësi prej 225 km/h.

Numri dy i Qeverisë së Shqipërisë tha se “Idiotët me Lamborghini dhe BMW meritojnë të mbyllen brenda”.

“NUK HABITEM QE, IDIOTET ME LAMBORGINI E BMV NUK I KISHIN MAKINAT E TYRE! Pra, I KISHIN MARRE BORXH NE ZVICER! Me habit qe per “flutirimin” ketu, DO GJOBITEN NE ZVICER NGA 1000-1500 EURO, nderkohe qe ketu ku shkelen cdo ligj PAGUAN 2-3 HERE ME PAK! Pra, KEMI NJE PROBLEM TE MADH ME LIGJIN PER IDIOTET QE I KTHEJNE MAKINAT NE TANK VRASES NE RRUGE! Jemi shume larg Evropes!Ne fakt ne ende se quajme VRASJE aksidentin e nje individi qe e nget makinen me 228 kilometer ne ore! Nga ketu duhet ta nisim dhe keta jane pakica qe meritojne te kyçen brenda!”.

Dy kosovarë me Lamborghini dhe BMW drejt Vlorës me 225 km/h – nuk ndalen as në radar (VIDEO)