Zëvendëskryeministri Bislimi përfitoi grant nga Ministria e Bujqësisë? – Peci: S’ka asnjë logjikë NULL NULL 19.11.2024 18:46 19.11.2024 18:46 Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova iu parashtrua edhe një pyetje se a është në mesin e përfituesve të grantit edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. “Grant? Ku? Kurrë se besoj?”, u shpreh Peci. “Besnik Bislimi me apliku për grant? Nuk ka asnjë logjikë”, tha ai. I pari i MBPZHR-së live gjatë emisionit i shkroi zëvendëskryeministrit Bislimi. “Unë nuk i di as emrat e aplikuesve e as emrat e përfituesve”, theksoi Peci. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.