Zëvendësja e Hotit në Shqipëri, dakordohet për takimin e radhës të qeverive në Shkodër NULL NULL 12.07.2020 21:49 12.07.2020 21:49 Zëvendeskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj, nesër do të qëndroj për vizitë zyrtare në Shqipëri. Gjatë qëndrimit atje do të takohet me homologun shqiptar Erion Braçe. Agjenda e të dytës së ekzekutivit kosovar ndërlidhet me mbledhjen e dy qeverive që pritet të mbahet në muajin shtator në Shkodër, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje të reja mes dy qeverive. Albulena Balaj- Halimaj është caktuar në pozitën e koordinatores së Kosovës për mbledhjet e dy qeverive. Koordintaor kombëtar në Qeverinë Haradinaj ishte kreu i Nismës, Fatmir Limaj, i cili po ashtu kishte postin e zëvendëskryeministrit. Limaj pati insistuar në realizimin e disa marrëveshje me Shqipërinë siç ishin: Marrëveshja për roming, njohja reciproke e patent shoferëve, pika doganore e Kosovës në Durrës ndër të tjera. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 2 days