Zëvendësja e Hotit kërkon pezullimin e taksës në rrugën e kombit deri më 15 shtator NULL NULL 13.07.2020 14:41 13.07.2020 14:41 Zëvendëskryeministrja e Kosovës Albulena Balaj-Halimaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Balaj-Halimaj, ka takuar homologun e saj Erion Braçe. Në takim u diskutua për përgatitjet për mbajtjen e mbledhjes së dy qeverive që pritet të mbahet muajin shtator në Shkodër, e ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje të reja mes dy qeverive. E dyta e qeverisë kërkoi nga qeveria shqiptare që të shikoj mundësitë për pezullimin e taksës në rrugën e kombit për qytetarët e Kosovës, për së paku dy muaj, deri më 15 shtator. Njoftimi i plotë: Sot pata kënaqësinë ta takoja në Tiranë, zv/kryeministrin e Shqipërisë, Erion Braçe, me të cilin biseduam për organizimin e mbledhjes së dy qeverive që pritet të mbahet në muajin shtator në Shkodër. Në këtë takim kam kërkuar nga zv/kryeministri Braçe që Qeveria Shqiptare t’i shqyrtojë të gjitha mundësitë për pezullimin e taksës në Rrugën e Kombit për të gjithë qytetarët e Kosovës deri më 15 shtator. Po ashtu kam kërkuar që brenda këtij muaji të eliminohen të gjitha barrierat që po pamundësojnë jetësimin e plotë të marrëveshjeve të arritura më herët siç është pika doganore e Kosovës në Durrës, unifikimi i kodit doganor, njohja e dokumentacioneve reciproke për eksport dhe import, si dhe kërkesën e Odës së Farmacistëve të Kosovës për listën e çmimeve të barnave esenciale. Falënderoj zv/kryeministrin Braçe i cili u zotua se çështjen e taksës në Rrugën e Kombit do ta ngrisë në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Shqipërisë, si dhe shprehu angazhimin e tij dhe vullnetin e shprehur në realizimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve. Unë me kënaqësi do t’i vazhdoj projektet e nisura në kohën e koordinatorit kombëtar të dy qeverive, z. Fatmir Limaj dhe gjithë përkushtimi im do të jetë në funksion të jetësimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura më herët dhe marrëveshjeve të reja mes dy vendeve që për qëllim kanë lehtësimin e jetës së qytetarëve andej e këndej kufirit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024