12:00, 18 Qershor 2019

Pas botimit në revistën “Le Figaro”të një artikulli mbi “rreziqet me të cilat ballafaqohen serbët ortodoksë në Kosovë”, zëvendësdrejtori i revistës Figaro, Jean-Christophe Buisson pretendon se është kërcënuar me vdekje nga shqiptarët, raporton Sputnik.

Ai tha se “merr fyerje dhe kërcënime me vdekje nga disa shqiptarë”, pasi publikoi në media një shkrim për serbët e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Artikulli në fjalë u shfaq më 13 qershor në faqet e Figaro, nën titullin “Në Kosovë, serbët po rezistojnë” dhe paraqet siç thuhet “situatën e pasigurt të serbëve ortodoksë që ende mbesin në Kosovë, njëzet vjet pas luftës. Në ish-krahinën ish-Jugosllave, ka 100,000 banorë, “pakica të pambrojtura në këtë territor të banuar nga dy milionë shqiptarë myslimanë dhe të udhëhequr nga një qeveri që i trajton ata si qytetarë të klasit të dytë”.

“Ndikimi mbresëlënës në mediat sociale dhe në Serbi të raportit të Revistës Figaro në Kosovë është për shkak të mungesës së temave në shtypin perëndimor në lidhje me situatën tragjike të serbëve të Kosovës, sikur serbët kurrë nuk mund të jenë viktima”.

“Më 24 mars 1999, në krye të një koalicioni duke përfshirë disa vende të NATO-s, përfshirë Francën, Shtetet e Bashkuara bombarduan territorin serb, pa një mandat nga OKB-ja. Krahina serbe e Kosovës u vetëdeklarua e pavarur në 2008 nga shumica shqiptare”, ka shkruar ai.

Konkurs Pune

Lexo më shumë