Zero – seriali italian që shpreson të prishë stereotipet racore (VIDEO) NULL NULL 14.05.2021 21:18 14.05.2021 21:18 Një serial televiziv në Itali po synon t’i shkatërrojë stereotipet në një vend ku gjuha raciste nuk është e pazakontë. Krijuar nga Netflix, “Zero” shfaq manovrat e një djali të ri italian me ngjyrë dhe fuqi të mbinatyrshme që ndihmon në zgjidhjen e mistereve dhe krimeve, ku aktori kryesor është Giuseppe Dave Seke, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova. “Të jesh pjesë e një seriali ku bëhet fjalë për historinë e njerëzve me ngjyrë është një arritje e madhe për mua.” u shpreh Giuseppe. Që nga fillimi i tij në prill, seriali ‘Zero’ ka marrë një popullaritet shumë të gjerë. Autori dhe skenaristi i serialit, Antonio Dikele Distefano, shpreson që përmes këtij seriali të arrihet një vetëdijesim për ndryshim. “Unë gjithmonë them se Italia është një vend i lidhur me traditat, më shumë se me racizmin,” tha Antonio, dhe “ndryshimi është shumë i vështirë në një vend ku mbizotëron lidhshmëri kaq e madhe me traditat”. “Por unë po ju them, jam i bindur që përmes këtyre gjërave – shkrimit të romaneve, mundësisë për të bërë një seri – gjërat mund të ndryshojnë”. “Për ne në botën italiane, ‘zero’ është shumë serial emocionues dhe për mua personalisht, një kënaqësi, duke më lejuar të ndjehem mirë me veten time”, shpjegoi Daniela Scattolin. “Për mua, nuk ishte vetëm një punë, ‘Zero’ është një kontribut për të ndryshuar”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Cillian Murphy rezervon rolin e ri në një film që bazohet në histori të vërtetë 2 days