Zëri i femrës dëmton trurin e mashkullit NULL NULL 12.11.2015 10:55 12.11.2015 10:55 Susssss… femra mos u çirrni në ulërima! Fraza “nuk mund të dëgjoj më të flasësh” tashmë ka një bazë shkencore. Po, sepse zëri femëror sjell lodhje e deri dëmtim në trurin e mashkullit, sidomos kur ato ulërijnë. Natyrisht bëhet fjalë për një tezë jo fort të kënaqshme për universin femëror, por ja që profesor Michael Hunter i Universitetit të Sheffield, nuk ka dyshime që, “zëri femëror ka tone më të ndërlikuara se ai mashkullor, që përfshijnë të gjithë zonën e dëgjimit të trurit. Ndërsa në të kundërt, zëri mashkullon prek vetëm një pjesë të vogël të trurit”. Sipas Huner, kjo është arsyeja përse femrat ankohen shpesh se meshkujt nuk i dëgjojnë dhe kështu që nuk kanë asgjë faj, për atë që mund të duket si një mungesë vëmendjeje. Studimi shkencor ka treguar se, mashkulli nuk mund të dëgjojë gjatë një femër të flasë, thjesht për shkaqe biologjike. Ndër të tjera ka rezultuar se meshkujt janë më të drejtpërdrejtë, kurse femrat kanë tendencë të vërtiten rreth asaj që duan të komunikojnë, shkruan Gazeta Mapo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 17 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 18 orë më parë