Zërat e Fëmijëve të Irpin-it, promovohet libri më rrëfime prekëse nga të vegjlit e Ukrainës për luftën NULL NULL 18.07.2024 23:21 18.07.2024 23:21 Prishtina mirëpriti prezantimin e një libri të ri të përkthyer në shqip të quajtur “Irpin është shtëpia ime” Ky libër, i shkruar dhe ilustruar nga fëmijët ukrainas të qytetit Irpin, sjell histori prekëse dhe plot shpresë nga një vend që ka përjetuar dhimbje dhe frikë të pashoqe. Ngjarja u organizua në bashkëpunim me Shoqatën Ukrainase të Kosovës “Urat e Miqësisë”. Të pranishmit në këtë ngjarje patën mundësinë të dëgjojnë historitë e fëmijëve ukrainas, të cilët, pavarësisht vuajtjeve të tyre, vazhdojnë të besojnë në mirësinë dhe fitoren e Ukrainës. Libri “Irpin është shtëpia ime” arriti në Kosovë falë gazetares ukrainase Olga Pryadko, dhe përkthimit në gjuhën shqipe që u realizua nga përkthyesi Elvi Sidheri. Sofia Martyniuk, një nga autoret dhe dizajnere krijuese e librit, ndau me të pranishmit detaje rreth krijimit të tij. Në kuadër të ngjarjes, studentët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës prezantuan veprat e tyre artistike, të cilat pasqyrojnë dhimbjen dhe shpresën e popullit ukrainas. Gjithashtu, fëmijët lexuan pjesë nga libri, duke sjellë emocione tek të pranishmit. Një moment i veçantë ishte prezantimi i Iryna-s, një nga autoret e librit, e cila së fundmi kishte vizituar Kosovën dhe kishte marrë pjesë në forumin ndërkombëtar Women.Peace.Security. Ajo ndau me të pranishmit pamje të qytetit të saj të shkatërruar nga trupat ruse. Ngjarja u përmbyll me një shitje bamirësie të veprave të gazetares dhe artistes ukrainase Lyudmyla Makei, ku të ardhurat do të shkojnë në mbështetje të fëmijëve të Ukrainës. Ky aktivitet u tha se pati për qëllim të dëshmoi për miqësinë dhe solidaritetin mes popullit të Kosovës dhe Ukrainës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Grupi “Never Come Down” vjen për herë të parë në Kosovë: Bluegrass amerikan dhe mikpritja kosovare në një koncert të paharrueshëm 2 days