Zeqiri: Unë besoj që do të bëhet betimi i kryetarëve në komunat veriore (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zeqiri: Unë besoj që do të bëhet betimi i kryetarëve në komunat veriore (VIDEO)

NULL NULL
09.05.2023 18:08
Izmir Zeqiri

Izmir Zeqiri, kryetar i Zubin Potokut, ka thënë se beson që betimi i kryetarëve në komunat veriore do të bëhet.

“Do t’i shfrytëzojmë afatet ligjore dhe përpjekjet tona janë në harmoni me të gjithë faktorët relevantë, me asamblenë me Ministrinë e Pushtetit Lokal, me organet e sigurisë dhe me të gjithë infrastrukturën shtetërore jemi të harmonizuar, kështu që nuk e shoh ndonjë shqetësim. Unë besoj se do të shkojë gjithçka në rregull dhe në kohën e duhur do të bëhet edhe betimi dhe natyrisht që edhe puna do të vazhdojë në normalitet”, ka thënë Zeqiri në Info Magazinë.

Zeqiri tha se i gjithë procesi e ka synimin e mirë për të gjithë qytetarët.

Ai shtoi se nuk e po sheh ndonjë tendencë për t’u penguar puna e kryetarëve të zgjedhur në veri të vendit.

https://www.youtube.com/watch?v=up4sESZQUOE