Zeqiri: Roma kishte fat, Feyenoord kishte 300 pasime më shumë NULL NULL 1 month më parë 1 month më parë Ish-futbollisti Arben Zeqiri, ka folur pas finales së UEFA Conference League ku Roma arriti ta mposht Feyenoordin me rezultat 1:0, me golin e Nicolo Zaniolo, i cili shënoi në minutën e 31-të. Zeqiri tha në Klan Kosova se italianët kanë pasur fat sepse holandezët i kanë goditur tre shtylla. Ai theksoi se Feyenoord ka treguar më shumë lojë e kjo sipas tij e tregojnë edhe pasimet që i kanë pasur gjithsejt 300 më shumë. “Mund të them po, meqë i goditi tre shtylla. Pati më shumë nga loja, saktësisht 300 pasime më shumë, 227-të me 527-të. Një dallim shumë i madh. Por, këtu produktiviteti lë për dëshiruar, meqë ishte në pjesën e parë por edhe në të dytin, kur Zaniolo dhe Pellegrini edhe Oliviera me mesfushorin defanziv bënin një presion të lehtë, derisa kur vinin në pjesën e thellë tek ajo pesëshja tek muri i dendur dhe i mbipopulluar e kishin vështirë për të hyrë në brendësi edhe për të futur topin “- tha ai. Roma ka arritur që pas 32 vjetësh të fitontë një trofe evropian.
Kulturë Gjermania dhe Nigeria nënshkruajnë marrëveshjen për kthimin e artefakteve të grabitura të Beninit 02.07.2022 15: 59