Zeqiri paralajmëron padi ndaj atyre që arrestuan policët pa pasur prova (VIDEO) NULL NULL 09.08.2022 18:03 09.08.2022 18:03 Kryetari i Sindikatës së Policisë të Kosovës, Imer Zeqiri, ka thënë se nëse është nevoja, sindikata do të ushtrojë padi ndaj atyre që i kanë arrestuar zyrtarët policorë pa pasur prova të mjaftueshme. Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka shtuar se përveç dëmtimit të imazhit, që iu bë personave të arrestuar, është dëmtuar edhe vetë imazhi i Policisë së Kosovës. “Shqetësimet tona kanë qenë se veprimet e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë qenë të papranueshme, pa pretenduar që të hyjmë në hetime. Mirëpo, gjithmonë kemi thënë se para se të arrestohet zyrtari policor, duhet të sigurohen prova”. Sipas tij, nuk ka ndonjë zyrtar policor që ftohet për intervistim nga Prokuroria dhe e refuzon një ftesë të tillë. “Ne kemi siguruar një vendim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ku vërtetohet se janë ndërprerë hetimet ndaj tre personave zyrtarë në mungesë të provave. I kemi tre tani dhe unë mendoj se do të ketë edhe shumë të tjerë”. “Ata zyrtarë janë arrestuar dhe ende janë të suspenduar. Përpos imazhit personal që iu është dëmtuar, kjo ka ndikuar edhe në imazhin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës si dhe të Republikës së Kosovës në përgjithësi”. “Ne do të kërkojmë nga organet e drejtësisë dhe nëse është nevoja do të shtrojmë edhe padi ndaj atyre që i kanë arrestuar zyrtarët policorë pa pasur prova për ta bërë një gjë të tillë”. Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm. Sindikata e Policisë: Prokuroria Speciale vërtetoi se policët janë akuzuar pa pasur prova klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024